Loading…

Maliqi: Kurti do të humbasë vota nëse demantohet paranoja se nuk ka ‘thika të ngulura mbi hartën e Kosovës’

  • 06/06/2020 | 14:42

Maliqi: Kurti do të humbasë vota nëse demantohet paranoja se nuk ka ‘thika të ngulura mbi hartën e Kosovës’

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi  ka folur më gjerësisht rreth largimit nga zyrat e qeverisë të ish-Kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij me qetësi dhe pa kontestime.

Maliqi jep arsyet pse qeveria Kurti u largua nga pushteti. Ai ndër të tjera thekson se nëse demantohet paranoja e Kurtit se nuk ka “thika të ngulura mbi hartën e Kosovës” ai mund të humbasë në elektorat.

“Qeveria Kurti është larguar nga pushteti për shkak të jogatishmërisë që t’i përgjigjet sfidës më të dhe që lëkundi seriozisht raportet e Kosovës me SHBA-të, e pjesërisht edhe me BE-në, për çka ajo mund të mbahet përgjegjëse më gjatë, sepse vazhdimi i dialogut me Serbinë ka qenë dhe mbetet prioritet i faktorëve ndërkombëtarë”.

“Tani që LVV nuk është në pushtet, dëmi që e shkaktoi vetë nuk mund të riparohet me propagandë. Sepse, çka nëse proceset në vijim do të tregojnë se ka qenë krejtësisht e paarsyeshme frika e tij se ate si Kryeministër në Washington do ta presin “me thika të ngulura mbi hartën e Kosovës”? Nëse me këtë demantim dëshmohet paranoja politike e Kurtit, a nuk do të duhej të humbte ai një pjesë të konsiderueshme të ndikimit dhe elektoratit?”, tha Maliqi për Blicin.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë