Loading…

Maliqi: Për këtë krim të rëndë të Kurtit dhe Haxhiut, Prokuroria e ka detyrë të nisë procedurë penale

  • 07/08/2026 | 22:46

Maliqi: Për këtë krim të rëndë të Kurtit dhe Haxhiut, Prokuroria e ka detyrë të nisë procedurë penale

Analisti Shkëlzen Maliqi konsideron se jo vetëm u bë shkelje e Kushtetutës nga Lëvizja Vetëvendosje por kjo duhet të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi pasi përbën krim të rëndë, transmeton Gazeta Metro.


Ai shkroi të premten opinionin e tij se kjo shkelje e vazhdueshme tashmë nga Lëvizja Vetëvendosje është cenim i rendit kushtetues që nuk duhet deputetët e zgjedhur dhe betuar ta shpërfillin dhe shkelësit e vazhdueshëm të mos i ikin ndëshkimit.

“Deputet të betuar, mos i çoni më te Gjykata Kushtetuese kalximet për cënimin e rendit kushtetues, ajo i ka dhënë më herët verdiktet për shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve, por dërgoni ju shumica e 80+ deputetëve kalximin penal për krim të rëndë të përsëritur të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut jo te Gjykata Kushtetuese, por te Gjykata supreme, ky është inatitucion i pavarur juridik kompetent me e vlerësua karakterin e krimit dhe me i marrë vërdiktet ekzekutive. Edhe Prokuroria e Kosovës e ka për detyrë të hap procedurën penale për krim të rëndë kundër Republikës.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë