Loading…

Maliqi: Zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt një kthese shpresëdhënëse politike

  • 14/08/2019 | 09:26

Maliqi: Zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt një kthese shpresëdhënëse politike

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt një kthese shpresëdhënëse politike.

Ai ka theksuar se zgjedhjet do të duhej ta këndellnin shoqërinë dhe pushtetin e çorientuar.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se në këto zgjedhje duhet të dalim me vetëdijen se shtetësia e Kosovës nuk është ende punë plotësisht e kryer.

Sipas tij, pa njohjen universale, anëtarësimin në OKB, nuk mund të kemi zhvillim normal dhe më të përshpejtuar.

Maliqi ka thënë se në këto zgjedhje do të ishte më mirë nëse partitë garojnë veç e veç, megjithatë ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve.

Mirëpo ai ka thënë se posti i kryeministrit do të krijojë probleme për arritjen e këtyre koalicioneve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë