Loading…

Mamaja e djalit tenton të hidhet në gropën ku i vdiq djali

  • 27/11/2016 | 23:12

Mamaja e djalit tenton të hidhet në gropën ku i vdiq djali

“Ah Krisiti i babait, shiko ç’gropë të kishin hapur… shiko çfarë të kanë hapur…”, dëgjohet duke thënë babai i Kristi Panajtotit që humbi jetën në një aksident rrugor në qytetin e Vlorës. “Po nuk vajtën në burg (përgjegjësit) aty do t’i varros”.

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i 18-vjeçarit Kristi Panajtoti i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në një aksident në rrugën Skelë -Ujë i Ftohtë.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është përcjellë në drejtim të Dhermiut aty ku do të bëhet edhe varrimi.

Fillimisht kortezhi mortor ka ndalur në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Me lot në sy babai i Kristit bën apel që të vihen përballë drejtësisë shkaktarët dhe kushdo që mund të ketë fajin në këtë aksident.

Duke hedhur lule në gropën e madhe ku përfundoi makina. Renato Panajoti babai i viktimës kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi makina nuk doli nga rruga por përfundoi në mes të gropës së hapur në mes të rrugës nga firma e punimeve. Edhe nëna e 18-vjeçarit A. Panajoti kërkon apel, drejtësi.

Me lot në sy bëjnë thirrje që sa më shpejt ,mbrapa hekurave të vendosen shkaktarët e këtij aksidenti cilido qofshin ata. Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga Prokuroria dhe policia dhe dokumentimi i plote i ngjarjes.

Biznesmeni Nikollaq Neranxi, i cili është i afërm i viktimës ka apeluar për drejtësi për shkaktarët e kësaj ngjarje të rëndë.

Familjarë të viktimës janë shprehur se shkak për aksidentin ka qenë mungesa e sinjalistikës në rrugë, para se të shkohej tek gropae hapur në kuadër të punimeve për ndërtimin e Kanalizimeve pranë Lungomares.

VIDEOT E AKSIDENTIT

“Panorama.al” sjell videon ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 18-vjeçarit Kristi Panajoti, djalit të biznesmenit Renato Panajoti.

Ai po udhëtonte me të afërmin e tij Petro Beja në aksin Skelë-Ujë i Ftohtë, kur mjeti i tyre ka përfunduar në një kanal.

Të afërmit e Panjotit dhe Bejës akuzojnë firmën që po punon për Lungomaren si shkaktare të aksidentit.

Megjithatë hetimet vazhdojnë. Nga videoja e siguruar nga “Panorama” duket qartë gropa r mbushur edhe me ujë në krah të rruges.

Nderkohe, “Panorama.al” sjell edhe pamjet e gropes te hapur ne mes te rruges para aksidentit.

Filmimi eshte kryer diten dhe tregon se si eshte devijuar trafiku per rrugen ne fjale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë