Loading…

Man City ka nisur punën për Haalandin, për të interesohen edhe klube si Reali, Barcelona, Parisi

  • 24/12/2021 | 15:03

Man City ka nisur punën për Haalandin, për të interesohen edhe klube si Reali, Barcelona, Parisi

Erling Haaland vazhdon të jetë dëshira e madhe e Pep Guardiolës.


Sipas “Manchester Evening News”, Manchester City ka nisur të përgatisë largimin e disa futbollistëve në mënyrë që në vitin 2022 të rrëmbejë sulmuesin nga Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Largimi i Pedro Porro te Sporting, Ko Itakura te Schalke dhe Morgan Rogers te Bournemouth, e po ashtu shitja Ferran Torres te Barcelona, tregon se City po pastron skuadrën para se të bëjë goditjen e madhe.

Guardiola ka pranuar të mos blejë sulmues në janar dhe të presë për Haalandin që sipas të gjitha gjasave po luan sezonin e fundit në Bundesliga.

Për Haaland interesohen edhe klube si Reali, Barcelona, Parisi e shumë të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë