Loading…

Man United pritet t’i ketë pesë mungesa të rëndësishme për duelin ndaj Aston Villës

  • 11/02/2024 | 08:11

Man United pritet t’i ketë pesë mungesa të rëndësishme për duelin ndaj Aston Villës

Manchester United mund të jetë pa shërbimet e pesë lojtarëve për duelin e tyre ndaj Aston Villës, që do të luhet sot (e diel) në kuadër të Ligës Premier.


“Djajtë e Kuq” momentalisht renditen në pozitën e gjashtë në tabelë, teksa kundërshtarët e tyre janë një pozitë para tyre.

United ishte në gjendje të merrte një fitore ndaj Aston Villës në ‘Boxing Day’, aty ku Rasmus Hojlund e gjeti golin e tij të parë në Ligën Premier në një fitore me rikthim rezultati 3-2.

Të besuarit e Ten Hag janë momentalisht në një seri prej tri ndeshjes me fitore në të gjitha garat dhe do të jenë të etur për ta vazhduar këtë seri edhe të dielën.

Sidoqoftë, Manchester United me shumë mundësi do të vuajë mungesën e disa lojtarëve për këtë takim. I fundit që pësoi lëndim për klubin anglez ishte Lisandro Martinez, i cili u lëndua ndaj West Hamit në ndeshjen e tij të parë pas 2 muajsh.

Aaron Wan-Bissaka gjithashtu me shumë mundësi do ta humbasë këtë ndeshje, pasi u lëndua në stërvitje gjatë kësaj jave.

Mungesa tjera tashmë në mënryë afatgjatë janë Mason Mount, Tyrell Malacia dhe Anthony Martial./Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë