Loading…

Man Utd shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, përmirëson gabimin

  • 23/10/2019 | 12:13

Man Utd shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, përmirëson gabimin

Skuadra angleze, Manchester United, e kanë përmirësuar gabimin ku kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në një video të realizuar me një nga lojtarët serb, shkruan Gazeta Metro.


Videoja e bërë me futbollistin serb Matic, paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë dhe kjo ka bërë që të reagojnë shumë tifozë shqiptarë.

Për këtë shkak punonjësit e klubit e kanë përmirësuar këtë gabim qesharak të cilin e bën për të dytën herë.

Kujtojmë se për këtë gabim ka pasur reagime të shumta edhe disa muaj më parë nga tifozët shqiptarë, derisa klubi ktheu përgjigje pozitive duke kërkuar falje.

Nesër do të zhvillohet loja e Manchester United kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës.  /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë