Loading…

Man Utd zbulon se pandemia ju kushtoi atyre 28 milionë funte

  • 22/05/2020 | 13:04

Man Utd zbulon se pandemia ju kushtoi atyre 28 milionë funte

Klubi i famshëm anglez i futbollit njoftoi se pandemia Covid-19 ju ka kushtuar atyre deri tani 28 milionë funte- dhe shtuan se kjo shifër të rritet edhe më në tremujorin e dytë të vitit. Vetëm pezullimi i ndeshjes kundër Tottenham ju ka kushtuar Djajve të Kuq 4 milionë funte, tha zyrtari kryesor finaciar i tyre Cliff Baty, transmeton Gazeta Metro.


Manchester United i publikuan të dhënat e tre mujorit të parë të këtij viti të enjten.

Zyrtari kryesor financiar i klubit Cliff Baty tha se ata duhet t’i kthejnë 20 milionë funte të hyra mbrapsht transmetuesve televiziv të Premier League edhe nëse sezoni përfundohet.

United po ashtu ka humbur 8 milionë funte gjatë tre javëve të marsit, ku i kishin tre ndeshje të shtyra. Gjithsej 11 ndeshje të Manchester United janë pezulluar për shkak të pandemisë.

Me pezullimin e ndeshjeve, përfshi edhe ato në Europa Lague dhe FA Cup – tha se të hyrat nga sponsorizimi janë ‘tkurrur’, po ashtu edhe shitjet me pakicë janë ‘ndikuar’ me shitoret e mbyllura në stadiumin ‘Old Trafford’. Ai shtoi se të hyrat nga ndeshjet do të jenë edhe më të pakta nëse ndeshjet e mbetura zhvillohen pa shikues.

Të hyrat e klubit për këtë tremujor kanë rënë për 18.7%, në 123.7 milionë funte. Borxhi i klubit është shtuar me 124.4 milionë funte në 429.1 milionë funte.

United kanë refuzuar ta thonë saktë se janë humbjet e tyre në përgjithësi por njoftojnë se kostoja financiare kryesore e pandemisë është në tremujorin e dytë tha drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë