Loading…

Manastiri i Shën Mërisë: Historia që flet përmes gurëve

  • 14/06/2019 | 19:10

Manastiri i Shën Mërisë: Historia që flet përmes gurëve

1 km larg plazhit të Kakomesë në bregdetin Jon, ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, ndonëse krejt tjetër, dikur kishte brenda shkollë për vajza e djem, shkruan Gazeta Metro.


Manastiri ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.

Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.
Pjesët këndore të naosit janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.

Ambjentet e tjera te Manastirit jane te rrenuara dhe pa cati.  Dikur,  pronë e Mastirit te Kakomese ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë