Loading…

Manchester City e fiton ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në ‘Bernabeu’

  • 26/02/2020 | 22:53

Manchester City e fiton ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në ‘Bernabeu’

Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra angleze ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatin në ndeshjen e parë ndaj madrilenëve në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Santiago Bernabeu’ ka përfunduar me rezultatin 1-2. ‘Los Blancos’ kaluan të parët në epërsi në minutën e 60’të.

Por, mysafirët përmbysen gjithçka brenda 5 minutave, me golat e shënuar nga Gabriel Jesus (78′) dhe Kevin de Bruyne nga pika e bardhë (83′).

Vlen të theksohet se Real Madridi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 86’të, pas ndëshkimit direkt me të kuq të Sergio Ramosit.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet më 17 mars në ‘Etihad Stadium’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë