Loading…
Manchester City ka gati 100 milionë euro për yllin e Interit
  • 24/03/2019 | 22:00

Manchester City ka gati 100 milionë euro për yllin e Interit

Ylli i Interit, Milan Skriniar ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester Cityt, të cilët janë gati të bëjnë çmenduri për transferimin etij.


Skriniar ka treguar formë të lartë dhe lidership me fanellën e Interit duke bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro  për mbrojtësin e Interit.

Rivalët lokal të Manchester Unitedit bën një qasje për Skriniar verën e kaluar, por u refuzuan, ndërsa City është i vendosur të bëjë një qasje të re.

Ata gjithashtu janë gati të përballen me konkurrencën e klubeve të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë