Loading…
Manchester City shënon fitore të lehtë, kalon në çerekfinale të Kupës FA
  • 16/02/2019 | 20:34

Manchester City shënon fitore të lehtë, kalon në çerekfinale të Kupës FA

Manchester City ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu edhe siç pritej, skuadra e Pep Guardiolas triumfoi si musafirë ndaj Newport County me rezultatin 1-4.

Për Cityn golat u shënuan nga Leory Sane në minutën e 51-të, Phil Foden  shënoi dy gola në minutat 75 dhe 89 dhe Ryad Mahrez i cili shënoi në minutat shtesë, kurse goli i vetëm për vendasit u shënua nga Pedraig Amond.

Pas kësaj fitore, Manchester City vazhdon rrugën drejt FA Cup dhe drejt tripletës e cila synohet nga Pep Guardiola dhe skuadra e tij.

Kundërshtarin e radhës Manchester City do ta mësoj përmes hedhjes së shortit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë