Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Southamptoni, skuadra e Manchester Cityt i është kthyer fitoreve në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34’të në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shënuar fitore të thellë ndaj Newcastle United.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’, ‘Qytetarët’ shënuan fitore me rezultatin 5-0. Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Federico Fernandez (autogol), David Silva dhe Raheem Sterling shënuan golat e fitores.
Manchester City tani ka 69 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, kurse Newcastle United mbetet me 43 pikë në pozitën e 13’të. /gazetametro.net