Loading…

Manchester City shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

  • 04/05/2021 | 23:00

Manchester City shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

Manchester City ka fituar 4-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Paris Saint-Germain, për të arritur kështu kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.


Riyad Mahrez ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, duke arritur që të shënojë dy herë dhe kësisoj edhe e ka dërguar skuadrën në finale të kësaj gare.

Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, ku algjeriani u gjet shumë mirë pranë portës për të shfrytëzuar topin e pritur nga portieri Keylor Navas.

Në anën tjetër, goli i dytë erdhi në minutën e 63-të, pas një super aksioni të ndërtuar nga skuadra e Pep Guardiolas.

Me këtë fitore, ‘Qytetarët’ janë kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Man City është finalisti i parë i finales së 29 majit që do të luhet në Stamboll, ndërsa pret fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid, për të mësuar kundërshtarin e tyre.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë