Loading…

Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

  • 25/11/2021 | 16:48

Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

Trajneri gjerman Ralf Rangnick ka arritur marrëveshje me gjigandin anglez Manchester United që të bëhet trajneri i ri i përkohshëm i tyre.


63 vjeçari, i cili shihet si evoluesi i futbollit modern në Gjermani, është duke u largua nga posti i drejtorit të sportit dhe zhvillimit te Lokomotiv Moscow, përcjell KosovaPress.

Sipas “The Athletic”, marrëveshja është arritur pasi që klubi i tij momental Lokomitv ka pranuar që ta lirojë Rangnick nga kontrata, pas kontakteve me “Djajtë e Kuq”.

Raportohet se Rangnick ka arritur një marrëveshje gjashtë mujore deri në fund të muajit maj. Ai do t’i ketë edhe dy vite të tjera në rolin e konsulencës.

Për shkak të lejes së punës Rangnick nuk do të marrë drejtimin e Manchester United në ndeshjen kundër Chelseat, që do të thotë se trajneri momental Michael Carrick do të jetë në krye të skuadrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë