Me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Old Trafford’ Manchester United është nikoqir i Brighton. Trajneri holandez, Erik ten Hag, ka vendosur ta lërë në bankën rezervë për këtë takim Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Metro.
Një orë para se të fillojë ballafaqimi janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Për të cilat do të jetë ndeshja e parë këtë sezon në Premier League.
Ajo që pritej më së shumti ishte vendimi i Erik ten Hag për yllin portugez, i cili nuk do të luajë nga minuta e parë në sfidën e sotme.
Formacioni zyrtar i Man United: De Gea, Dalot, Shaw, Maguire, Martinez, McTominay, Fred, Eriksen, Fernandes, Sancho, Rashford
Formacioni zyrtar i Brighton: Sanchez, Webster, Dunk, March, Allister, Trossard, Gross, Lallana, Welbeck, Caicedo, Veltman. /gazetametro.net