Loading…

Manchester United kundër Chelsea: United lufton për të siguruar një vend në Ligë të Kampionëve

  • 25/05/2023 | 09:11

Manchester United kundër Chelsea: United lufton për të siguruar një vend në Ligë të Kampionëve

Pas fitores ndaj Bournemouth të shtunën, Manchester United tani ka rrugë të qartë drejt kualifikimit në Ligë të kampionëve, por ju duhet ende një pikë për të vulosur pjesëmarrjen atje, ndërsa ndeshja e radhës që i pret është ajo me Chelsea, shkruan Gazeta Metro.


Djajtë e Kuq do të luajnë edhe dy ndeshje të tjera të cilat mund të verifikojnë angazhimin e tyre për t’u përfshirë në Ligë të kampionëve për sezonin e ri. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Old Trafford, ku United janë të pamposhtur që nga shtatori.

Chealsa përballet me Untied për të ‘përfunduar’ ndeshjet që ka, sepse është larg në tabelë për t’u kualifikuar në ndonjë nga kompeticionet evropiane. Në ndeshjen kundër Cityt, trajneri i tyre Frank Lampard kishte deklaruar se është “shumë i kënaqur” me lojtarët e tij dhe pse ata nuk arritën të shënojnë për herë të 14-të në një ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në teatrin e ëndrrave, nga ora 21:00 dhe fokusi mbetet te kualifikimi i United për në Ligë të Kampionëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë