Loading…

Manchester United-Liverpool, derbi i FA Cup

  • 24/01/2021 | 14:02

Manchester United-Liverpool, derbi i FA Cup

Vetëm shtatë ditë pas barazimit pa gola në Premier Ligë, Manchester United tani pret në shtëpi rivalin Liverpool, në kuadër të raundit të katërt në FA Cup.


Liverpooli udhëton drejt “Old Trafford”, në krizën më të madhe të golave që kanë brenda 20 vitesh, ndërsa, Manchester United është duke pasur një sezonë të shkëlqyer, ku ka gjashtë pikë më shumë se kampioni aktual i Premier Ligës, përcjell KosovaPress.

“Të Kuqtë”, nuk njihen për rekord të mirë në këtë kompeticion, ku nën urdhrat e Jurgen Klopp nuk kanë arritur ende të kualifikohen më tej se në raundin e katërt.

Të dy trajnerët, Klopp dhe Solskjaer mund të bëjnë rotacione në skuadër, duke pushuar disa nga lojtarët kryesorë që kanë.

Formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; McTominay, Matic; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani

Liverpool (4-3-3): Alisson; Williams, Phillips, Fabinho, Tsimikas; Milner, Thiago, Jones; Salah, Firmino, Minamino

18:00 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë