Loading…

Manchester United vazhdon me fitore, mposht edhe Brightonin

  • 30/06/2020 | 23:35

Manchester United vazhdon me fitore, mposht edhe Brightonin

Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, duke vazhduar kështu edhe garën për të siguruar një vend në top katërshe, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32’të në kampionatin anglez, ‘Djajtë e Kuq’ kanë shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Brightoni.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘The American Express Community Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 0-3.

Bruno Fernandes shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa goli tjetër u shënua nga Mason Greenwood.

Manchester United tani ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Brightoni mbetet me 33 pikë në pozitën e 15’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë