Loading…

Manchester Unitedit turpërohet në ‘Old Trafford’, Brightoni e mund me rezultat 3:1

  • 16/09/2023 | 18:24

Manchester Unitedit turpërohet në ‘Old Trafford’, Brightoni e mund me rezultat 3:1

Brightoni ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit si mysafir në “Old Trafford” me rezultat 3-1.


Mysafirët që po lavdërohen për futbollin e tyre, e nisën shumë mirë ndeshjen duke qenë dominues.

Fal kësaj erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur në minutën e 20-të pas asistimit të Simon Adingra shënoi Danny Welbeck për 1-0.

Djajtë e Kuq barazuan në minutën e 40-të me Rasmus Hojlund, por që u anulua pasi u shikua nga VAR.

Më të filluar pjesa e dytë ishte Brighton që shënoi për 2-0, fal golit të Pascal Gross.

Dilema e fituesit u mbyll në minutën e  71-të, kur Joao Pedro shënoi për 3-0.

Krejt çfarë bën “Djajtë e Kuq” ishte një gol i shënuar në minutën e 73-të me Hannibal Mejbri për 3-1.

Brighton pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë, ndërsa Manchester United po vuan në këtë fillim sezoni, ku janë në mesin e renditjes me vetëm dy fitore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë