Loading…

Mantelbardhët nuk e ndihmuan të moshuarën në shkallët e QKUK’së (Video)

  • 19/05/2017 | 19:40

Mantelbardhët nuk e ndihmuan të moshuarën në shkallët e QKUK’së (Video)

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, një grua e moshuar ka mbetur për një kohë pa ndihmën e mjekëve të QKUK-së.


Derisa ajo është e ulur në shkallë dhe nuk mund të lëvizë, përreth i kalojnë disa mantelbardhë, por nuk e çajnë kokën për të. Punën e tyre e kryejnë disa qytetarë, raporton KTV.

Me një shishë ujë afër vetes, këpucë të zbathura, një grua e shtyrë në moshë është ulur në shkallët e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Gjendja e saj nuk duket e mirë.

Pranë saj rri një burrë dhe një grua. Aty pranë kalojnë disa mantelbardhë, por nuk ndalen qoftë edhe për të pyetur çfarë ka.

Pas pak, afrohet një doktoreshë, e cila pyet për të sëmurën.

Vajza që po filmon këtë situatë, i tregon asaj se të tjerë mjekë kanë kaluar këndej, por s’ka intervenuar askush. Ajo thotë se kjo grua ka qëndruar për 30 minuta në gjendje të tillë.

Doktoresha në fund tha se po vjen një ekip për ta dërguar atë në emergjencë. Teksa as vetë nuk merret me këtë punë.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale ka thënë se ndien keqardhje për mosndërhyrjen e mjekëve për rastin në fjalë, por ka shprehur dilemë nëse për këtë gjendje kanë faj edhe familjarët e së sëmurës që nuk kanë reaguar me kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë