Loading…

MAPL refuzon peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri e quan këtë lojë të turpshme

  • 20/02/2019 | 20:12

MAPL refuzon peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri e quan këtë lojë të turpshme

Peticioni i nënshkruar nga 16 mijë 594 qytetarë të Mitrovicës Jugore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.


Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës ka thënë se është e turpshme loja e kësaj ministrie

“Është e turpshme loja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veçanërisht Sekretares së kësaj ministrie me vullnetin e 16 584 qytetarëve të Mitrovicës, të cilët në mënyrë ligjore e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre Kushtetuese duke kërkuar bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

“Unë peticionin e kam dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm ky institucion si organi më i lartë legjislativ ka kompetencë për trajtimin e tij në mënyrë Kushtetuese, e assesi nuk duhet të ndërhyj MAPL-ja me rekomandime e opinione të qëllimkëqija, të panevojshme dhe pa kurrfarë efekti ligjor”.

“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, si pranues i peticionit, që ta procedoj tutje për t’u votuar nga deputetët në njërën prej seancave të ardhshme pa vonesë”.

“Pas situatës së krijuar me opinionet dhe rekomandimet e MAPL-së të cilat po i bën Sekretarja, unë nesër në ora 10:00 peticionin me mbi 16 584 nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme, do t’ia dorëzoj zyrtarisht edhe presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, me të cilin kam takim zyrtar.”

“Sidoqoftë, qytetarët e Mitrovicës nuk duhet të brengosen, sepse pavarësisht sfidave dhe pengesave që dikush qëllimisht po i sponzorizon, qyteti i Mitrovicës do të bashkohet së shpejti në një komunë të vetme, ashtu siç ka qenë dhe siç funksionon më së miri”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë