Loading…

Maqedonët qe një muaj po protestojnë kundër shqiptarëve

  • 31/03/2017 | 00:03

Maqedonët qe një muaj po protestojnë kundër shqiptarëve

E ashtuquajtura “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.


Në ditën e 32-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.

Masës së protestuesve iu drejtuan dy ish-kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski, të cilët kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian.

Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë