Loading…

Maqedonët zbulojnë planin e Rusisë për ta lënë Ballkanin jashtë BE’së

  • 06/06/2017 | 15:36

Maqedonët zbulojnë planin e Rusisë për ta lënë Ballkanin jashtë BE’së

Dokumentet e shërbimeve të inteligjencës maqedonase, të cilët kanë rënë në dorë portalit hulumtues KRIK, tregojnë se shërbimet ruse, nëpërmes të propagandës armiqësore dhe aktiviteteve të inteligjencës, me vite punojnë në izolimin e Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit nga ndikimi i Perëndimit.


Sipas shkrimit të portalit KRIK, agjentët rus në Maqedoni punojnë nën kontrollin e qendrës së spiunazhit në Beograd.

“Në nëntë vitet e kaluara, Maqedonia kalon nëpër propagandë armiqësore dhe aktivitete të inteligjencës të realizuara nëpërmes të ambasadës së Federatës Ruse”, pretendohet në brifingun i cili sivjet është përgatitur për Vladimir Atanasovski, drejtor i Drejtorisë për siguri dhe shërbim të kundërzbulimit maqedonas (UBK). Në brifing shtohet se Rusia, duke e përdorur të ashtuquajturën “fuqi të butë” zbaton strategjinë e cila ka për qëllim që ta izolojë Maqedoninë nga ndikimi i Perëndimit, transmeton gazetametro.net.

“Jo zyrtarisht, ky plan quhet B4. Kjo është strategjia e Rusisë që katër vende ballkaniket (Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH) t’i shkëputë nga procesi i euro integrimeve. Duke zbatuar këtë plan, nuk hezitojnë të prodhojnë turbulenca të cilat ngritin tensionet në rajon, thotë për gazetën serbe Danas Vlade Radulovic, drejtor ekzekutiv i Këshillit Atlantik, transmeton gazetametro.net.

Në dokumentet e shërbimeve të inteligjencës maqedonase, pretendohet se Rusia i zbaton aktivitetet e veta të inteligjencës nga ambasada në Shkup nëpërmes të tre agjentëve të shërbimit të inteligjencës SVR dhe katër agjentëve të agjencisë ushtarake të inteligjencës GRU. Këta spiunë, shkruan KRIK, urdhrat i kanë marrë nga kryeqytetet e dy vendeve fqinje – Serbisë dhe Bullgarisë.

“Beogradi e ka mbajtur statusin e qendrës rajonale prej nga shërbimet e inteligjencës tërheqin lëvizjet e veta, pretendon Radulovic.

Mirëpo, Beogradi nuk përmendet në dokumente vetëm si adresë nga e cila rusët koordinojnë aktivitetet e veta. Transkriptet, të cilat kanë rënë në dorë të shërbimit maqedonas, tregojnë edhe për përpjekjet e agjencisë informative dhe të sigurisë (BIA) në promovimin e politikës pro ruse në Maqedoni.

Sipas fjalëve të Predrag Petrovic, drejtor ekzekutiv i Qendrës beogradase për politikë të sigurisë, inteligjenca perëndimore një kohë të gjatë shprehin mosbesim ndaj shërbimeve serbe.

“Ata dyshojnë se shërbimet serbe të inteligjencës, jo vetëm se bashkëpunojnë me rusët, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë punojnë për interes të tyre”, thotë Petrovic, duke shtuar se kjo disa herë ju është bërë me dije shërbimeve serbe.

Çështja e përzierjes së shërbimeve të inteligjencës serbe në situatën politike në Maqedoni është hapur kur është zbuluar se Goran Zivaljevic, oficer për lidhje në shërbimin serb BIA pranë ambasadës serbe në Shkup, ishte i pranishëm kur mbështetësit e ish kryeministrit Nikola Gruevski kanë hyrë me dhunë në Sobranjë dhe sulmuan, në mes tjerash edhe kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev’in. Sipas shkrimit të KIRK, shërbimi i kundërzbulimit maqedonas qysh nga viti 2015 e ka përcjell Zivaljevic’in sepse ai ka punuar që të pengojë integrimet evropiane të Maqedonisë, shkruan në dokumente. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë