Loading…

Maqedoni e Veriut: Mickovski i VMRO-DMPNE ka shumicën në parlament, iu bashkua Besa e ASh

  • 05/11/2021 | 21:02

Maqedoni e Veriut: Mickovski i VMRO-DMPNE ka shumicën në parlament, iu bashkua Besa e ASh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski përmes disa fotografive të shpërndara ka njoftuar se është formuar shumica e re parlamentare në Kuvend. Tani hapen disa skenarë në parlamentin maqedonas duke hapur çështje të reja pas dorëheqjes së Zoran Zaev, transmeton Gazeta Metro.


Në fotografi të vendosur në kontot e kryetarit të partisë Mickovski shihen përfaqësues të ASH-së, Alternativës, Besës, VMRO DPMNE dhe të Majtës.

Këtë e kanë bërë të ditur pikërisht përfaqësues të partive politike të cilat kanë qenë në takim të përbashkët duke theksuar se tashmë kanë siguruar shumicë të re prej 61 deputet.

“Shpresë për një të ardhme dhe kohë të re po vjen. Sfida të vështira na presin, të gatshëm dhe mirënjohës për mbështetjen dhe së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë suksees! Ne e kemi tash një mazhorancë të re parlamentare” ka shkruar Mickovski./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë