Loading…

Maqedonia do të ulë akcizën për naftën, nesër mblidhet Qeveria

  • 04/04/2026 | 16:00

Maqedonia do të ulë akcizën për naftën, nesër mblidhet Qeveria

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot nga Komuna e Ilindenit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për karburantet, tha se janë plotësuar kushtet që të ulen akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër.


Për nesër në orën 11:00 tashmë është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.

​”Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe kalkulimet tona tregojnë se dizeli duhej të shtrenjtohej diku rreth 7 denarë, kurse benzinat 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i dizelit të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh se ngadalë por sigurt po skadon zbritja prej 3 denarësh që jep ‘Okta’ për dizelin, do t’i rinovojmë bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen edhe më tej.

​Nëse e vazhdojnë, nuk do të ketë rritje për dizelin nga çmimi maksimal që përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë. Për benzinat kjo do të thotë se do të lëshohen për rreth gjysmë denari dhe nëse ‘Okta’ vazhdon zbritjen prej dy denarësh për litër, kjo do të thotë se do të kemi përsëri ulje prej 2.5 denarësh në çmimin e benzinave”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se sigurisht kjo do të reflektohet në Buxhet.

Akciza e reduktuar, siç tha ai, do të ndikojë me dhjetëra miliona euro në Buxhet, por shtoi se në Buxhet ka mjete të mjaftueshme për shkak të punës ekonomike (shtëpiake).

Ai njoftoi se edhe për dy javë të tjera do të vazhdojë masa për TVSH-në e reduktuar për karburantet prej 10 për qind, ndërsa për më tej, siç tha, do të ndiqet gjendja dhe do të reagosh në kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë