Loading…

‘Maqedonia e maqedonasve’-të mbrohemi se na shkelën shqiptarët

  • 13/02/2017 | 09:39

‘Maqedonia e maqedonasve’-të mbrohemi se na shkelën shqiptarët

Zgjohen shpirtrat nacionalist maqedonas -kauza Maqedonase për ruajtjen e integritetit territorial dhe mbrojtjen e të gjitha interesave kombëtare  dhe shtetërore nga të gjitha strukturat e jashtme dhe të brendshme të cilat punojnë kundër interesave maqedonase dhe shtetit, në Prilep e ka iniciuar formimin e shoqatës patriotike maqedonase “ Pere Toshev”.

Sipas iniciatorëve, politika aktuale në shtet e ka krijuar nevojën për një bashkim më të madh mbipartiak të një grupi më të madh të qytetarëve të Prilepit , shkruajnë mediat lokale maqedonase.

Njëri prej drejtuesve të kësaj shoqate ka thënë se duhet të zgjohet interesi i maqedonasve për ta mbrojtur Maqedoninë nga ndarja dhe federalizmi.

Qëllimi i tyre është që të plasojnë një lloj platforme e cila do të ketë dhjetë pika dhe e cila do t’iu dorëzohet partive politike maqedonase si “vijë e kuqe” për çdo bisedim në të ardhmen më partitë shqiptare apo kushdo qofshin ata./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë