Loading…

Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë avionë luftarak Ukrainës

  • 04/08/2022 | 12:51

Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë avionë luftarak Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut tani për tani nuk e ka konfirmuar nëse Ukrainës i janë dërguar katër aeroplanë “SU-25”.


“Detajet e sakta për të gjitha tre vendimet, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri më tani nuk cenohet gatishmëria luftarake e armatës sonë”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Një pjesë e mediave publikuan se katër aeroplanët ushtarakë “SU-25” që Maqedonia e Veriut i furnizoi nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001, këto ditë i janë donuar Kievit.

Paraprakisht, Maqedonia e Veriut i donoi tanke T-72 Ukrainës.

Në këtë ka reaguar Moska zyrtare. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova, dje deklaroi se donacioni është një gabim i madh i autoriteteve në Shkup “me çfarë kontribuon për vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”.

Me kundër reagim ndaj deklaratës së Zaharovës, dje me kumtesë të përbashkët dolën ministritë e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes të RMV-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i cili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global. Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake”, theksohet në kumtesë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtohet më tutje, si anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojë vlerat, lirinë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë