Loading…

Maqedonia nën tension, vazhdojnë thirrjet për dhunë (Foto)

  • 02/05/2017 | 10:22

Maqedonia nën tension, vazhdojnë thirrjet për dhunë (Foto)

Situata politike në Maqedoni, vazhdon të jetë e tensionuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, janë duke i bërë presion lidershipit politik atje, që të pranojë vullnetin e shumicës, në mënyrë që LSDM dhe partitë politike shqiptare të formojnë qeverinë.


Në anën tjetër, mbështetësit e VMRO-DPMNE’së dhe grupet tjera nacionaliste atje, nuk po pajtohen që shqiptarët të marrin më shumë të drejta, ashtu siç e parasheh marrëveshja e koalicionit që për kryeministër do të ketë liderin e LSDM’së, Zoran Zaev, shkruan gazetametro.net.

Në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur thirrjet e protestuesve, nga shoqata patriotike maqedonase dhe nga huliganët që të enjten e kaluar ishin pjesë e protestës së dhunshme dhe një pjesë e madhe mori pjesë në rrahjen e deputetëve.

Vazhdimisht po publikohen thirrje për dhunë, dhe fyerje ndaj shqiptarëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë