Qëndrimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati per rëndësinë e dygjuhësisë në Maqedoni dhe për platformën e partive shqiptare, kanë shqetësuar Shkupin zyrtar.
Ministria e Jashtme thirri ambasadorin shqiptar në Maqedoni Fatos Reka, për te dhënë shpjegime.
Ministria e Jashtme ka theksuar se Shqipëria është përshirë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas saj, kjo cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe nxit retorikën ekstremiste.
Sipas deklaratës së kësaj ministrie, etiketimi i maqedonasve si sllavo-maqedonas, është përçmues dhe diskriminues. Vetë ambasadori Reka nuk ka dhënë shpjegime për takimin.
Tirana zyrtare kohët e fundit është akuzuar shpesh nga partia e ish-kryeministrit Gruevski dhe presidenti Ivanov se ka hartuar platformën shqiptare, e cila është dhe shkaku që kreu i shtetit nuk pranon të mandatojë Zoran Zaev për të krijuar qeverinë.