Loading…
Maradona kthehet si trajner në futbollin argjentinas
  • 12/09/2019 | 16:47

Maradona kthehet si trajner në futbollin argjentinas

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, do t’i rikthehet sërish këtij sporti për të menaxhuar klubin e kategorisë së parë, Ginasia y Esgrima La Plata, në Argjentinë, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka njoftuar klubi Gimnasia, përmes një postimi në mediat sociale, për ta mirëpritur Maradonan në skuadër dhe në vendlindjen e tij.

“Ylli botëror i futbollit, Diego Armando Maradona, ka nënshkruar marrëveshjen e tij si trajner i klubit tonë deri në fund të këtij sezoni”, tha klubi në një deklaratë.

Ndonëse Maradona vlerësohet si një nga lojëtarët më të mëdhenj të futbollit në historinë e këtij sporti, ai ka zgjedhur të menaxhoj këtë skuadër pasi që renditet si ekipi i vendit të fundit në Argjentinë, gjatë këtij sezoni.

Maradona ka një listë të gjatë nderimesh në këtë sport duke përfshirë fitoren e Kupës së Botës të vitit 1996 dhe çmimin e FIFA Player të shekullit 20. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë