Mbrojtësi i ri shqiptar, Marash Kumbulla, është afër që ta bëj hapin e madh në karrierën e tij, kalimin nga Hellas Verona te AS Roma, transmeton Gazeta Metro.
Falë formës së shkëlqyeshme të shfaqur në sezonin e fundit në Serie A, qendërmbrojtësi shqiptar mori vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm.
Mirëpo, garën për transferimin e tij e ka fituar AS Roma. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë ka arritur në aeroportin ‘Fiumicino’ në kryeqytetin italian, raporton Di Marzio.
#Roma, #Kumbulla è arrivato a Fiumicino: le immaginihttps://t.co/KqIFzXDbwj
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 16, 2020
Marash Kumbulla pas pak pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ‘Villa Stuart’ dhe shpejtë pritet të zyrtarizohet transferimi i tij edhe nga klubi i Romës.
20 vjeçari do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me romakët, teksa do këtë pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse të rëndësishme.
AS Roma do t’i paguajë Hellas Veronës 30 milionë euro për transferimin e Marash Kumbullës. /gazetametro.net