Loading…

Maratonës së filmave i erdhi fundi, PriFest ndanë çmimet

  • 20/07/2017 | 16:15

Maratonës së filmave i erdhi fundi, PriFest ndanë çmimet

PriFilmFest-i i erdhi fundi, pas një maratone filmash si vendor ashtu edhe të huaj. Ndër të cilët patë edhe premiera, 7 nga të cilat ishin botërore.


Sot do të shfaqet filmi  ‘The Next Three Days’, një film nga Paul Haggis dhe me Russell Crowe në rolin kryesor. Në ora 19:00 në Teatrin Kombëtar.

Përshkrim i shkurtër:

Jeta e një çifti përmbyset kur gruaja, Lara Brennan, arrestohet për vrasje të cilët ajo e mohon ta ketë kryer. John, rol që luhet nga Russell Crowe, mundohet ta mbajë familjen të bashkuar duke u kujdesur për vajzën dhe duke u munduar që ta provojë pafajësinë e gruas së tij në çdo mënyrë. Madje, ai tenton edhe arratisjen e saj.

Pas një jave plot me filma, after party e kënaqësi pa fund, sonte me fillim nga ora 21:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti! bëhet ceremonia përmbyllëse e edicionit të nëntë, ceremoni në të cilën do të shpërndahen çmimet për filmat fitues në programet përkatëse.
Siç dihet, PriFest-i i sivjetëm solli në Prishtinë më tepër se 70 filma, prej të cilëve 7 ishin premiera botërore, ndërsa kishte edhe premiera ndërkombëtare, rajonale, e kosovare.
Ceremonia është e hapur për të gjithë /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë