Loading…

Marca: Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit në edicionin e ri

  • 01/02/2021 | 18:12

Marca: Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit në edicionin e ri

Real Madridi duket se ka vendosur të shkarkojë Zinedine Zidanen nga posti i trajnerit.


Los Blnacos nuk janë të bindur më nga francezi dhe duan t’i ndajnë rrugët.

Sipas asaj që raporton Marca, presidenti Florentino Perez nuk po nxitohet dhe se shkarkimi i Zidanes do të ndodhë në fund të edicionit.

Numri një i klubit mbretëror kërkon një strateg që mund të menaxhojë me lojtarë të talentuar, gjë që nuk po e bën francezi.

Zidane ka larguar tashmë disa lojtarë të talentuar nga Real Madridi, e që ata janë duke shkëlqyer në skuadrat aktuale.

Por, edhe rezultatet e dobëta në La Liga në këtë edicion, kanë vështirësuar punën e strategut, që aktualisht janë në vendin e tretë me 40 pikë, dhjetë më pak se lideri Atletico Madridi.

Perez e ka njoftuar Zidanen se ky është sezoni i tij i fundit si trajner i Real Madridi dhe në qershor do të largohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë