Loading…

Marcelino në listën e Napolit

  • 02/06/2023 | 22:00

Marcelino në listën e Napolit

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm pasi Luciano Spalletti do të largohet.


Presidenti i këtij klubi, Aurelio de Laurentiis, pranoi se ai kishte kontaktuar Luis Enriquen, por u raportua se spanjolli kishte refuzuar një mundësi për të zëvendësuar Spallettin, transmeton Gazeta Express.

Tani, sipas “Cadena Cope”, ish-trajneri i Athletic Bilbao, Villarreal, Valencia dhe Sevilla, Marcelino Garcia Toral është në listën e kampionëve të Italisë.

Spanjolli është i lirë që nga vera e vitit të kaluar.

Ai me Athletic Bilbaon e kishte fituar Superkupën e Spanjës.

Marcelino një trofe e ka edhe me Valencian, atë të Kupës së Mbretit.

57-vjeçari është i njohur për intensitet të punës dhe për sistemin e tij të presionit të lartë, që besohet se do t’i përshtatej napolitanëve.

Igor Tudor e Rafa Benitez janë dy prej emrave tjerë të përmendur si zëvendësues të mundshëm të Spallettit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë