Loading…

‘Margaritar i pazbuluar:’ Shqipëria pret të thyejë rekord me turistë

  • 02/06/2023 | 16:25

‘Margaritar i pazbuluar:’ Shqipëria pret të thyejë rekord me turistë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, ka paralajmëruar rritjen e jashtëzakonshme të turizmit në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.


Nëpërmjet një komunikate të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, bëhet e ditur se nga viti 2022, Shqipëria ka pritur rreth 7.5 milionë vizitorë të huaj.

Në këtë njoftim thuhet se në këtë fenomen kontribuojnë tradita e mirë e mikpritjes dhe ushqimi bio që po ofrohet.

Shqipëria është vazhdimisht në rritje dhe zhvillim të turizmit, kjo po bëhet e njohur edhe në bazë të statistikave botërore, të cilat tashmë publikohen në Organizatën Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sa i përket rikuperimit të rritjes së turistëve. rrjedh në vitin 2023.

“Gjatë fjalimit të saj, ministrja Kumbaro tha se “Në vitin 2022 pritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj, duke u renditur në krye të vendeve me rikuperimin më të shpejtë të turizmit pas pandemisë. Shqipëria që po bëhet mikpritëse e brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me pesë yje, por njëkohësisht ruan edhe bujtinat e vogla që ofrojnë eksperiencën e traditës dhe ushqimit bio”, duke falënderuar edhe UNËTO për bashkëpunimin e shkëlqyer”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë