Në një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Perëndimit i intereson veç Banjska” teksa edhe është “zotuar” se do të bashkëpudnoj në zbardhjen e rastit, ashtu siç edhe kërkoi Stoltenberg.
“Perëndimi është i interesuar veç në Banjskën dhe për përleshjen me ushtarët të KFOR-it në Zveçan (më 29 maj), ani pse Serbia ka vështrim tjetër për këto ngjarje, ne i kuptojmë fare mirë kërkesat e NATO-s dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Nacionale.
Stoltenbergh ka thënë se “shpërthimi i dhunës më 24 shtator është i papranueshëm” dhe se “autorët duhet të sillen para drejtësisë” dhe se “e mirëpres gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar”.
Stoltenberg në takimin e tij me Vuçiqin njoftoi ia ka përçuar, siç tha ai, shqetësimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut në lidhje me sulmet ndaj KFOR-it më 29 maj “ku 93 prej ushtarëve tanë pësuan lëndime, disa me lëndime jetësore” si dhe sulmin paraushtarak të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.
“Faktet duhet të zbardhen dhe autorët duhet të sjellen para drejtësisë”, tha Stoltenberg, ndërsa tha se “e mirëpres gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunuar në këtë”.
Për sulmin e 24 shtatorit, Stoltenberg ta shkurt se “kjo është e papranueshme” ndërsa “NATO ka dërguar një mijë trupa shtesë dhe armatime më të rënda” dhe se“kjo ka qenë përformcimi më i madh i yni më i madh në Kosovë brenda një dekadë”.
Por, Stoltenberg la të kuptojë që ka pasur “sërish” një grumbullim forcash serbe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi; teksa njoftoi edhe se Vuçiqit i ka folur saktësisht për këtë gjë: “Nuk e ndihmon situatën”, tha ai.
“Siç i thash Vuçiqit gjatë takimit, që grumbullimi ushtarak serb përgjatë vijës administrative përsëri nuk do ta ndihmojë situatën”.
Për këtë gjë i replikoi Vuçiq se “është punë e jonë se ku e dërgojmë ushtrinë” dhe shtoi se “nuk e rrezikojmë askënd”.
“Sa për ushtrinë serbe, ajo i kryen detyrat e saj profesionalisht. Kurrë s’i ka tejkaluar të drejtat dhe pushtetet e saj. Gjiithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Dhe, për (dërgimin e ushtrisë) ku dhe kur, bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi, pa rrezikuar askënd në asnjë mënyrë. Kjo është punë vetëm e jona”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkaq, njëjtë si në Prishtinë, Stoltenberg kërkoi themelimin e Asociacionit të Komuanave të banuara me shumicë serbe. “E mirëpres propozimin e fundit të BE-së për themelimin e Asociacionit. Kjo do të ishte hap kyç drejt normalizimit”, tha ai.
Stoltenberg u pyet nga mediat në lidhje me mbrojtjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe shtimeve të patrullimeve përgjatë vijës kufitare, por sërish u kthye përgjigjes së njëjtë – se KFOR-i “nuk është forcë ligjëzbatuese” dhe se këto janë detyra të autoriteteve kosovare.
“Mendoj se duhet ta kuptoni çfarë NATO bën në Kosovë dhe atë se për çfarë ne s’kemi përgjegjësi në Kosovë”, tha ai.