Policia ka zbuluar në gomën e veturës së një shqiptari një sasi narkotikësh, që do ta “eksportonte” në Serbi, por ende nuk e ka kapur autorin e kësaj vepre.
Policia e Kosovës, në raportin e sotëm njoftoi se dje pas një njoftimi se në fshatin Livoç të Gjilanit një i dyshuar, mashkull, K/shqiptar, ka fshehur në gomën e veturës një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të cilën do ta dërgonte në Serbi, ka ndërmarrë veprime që kanë çuar në zbulimin e marihuanës së dyshuar, transmeton gazetametro.net.
Pas një pune operative njësitë policore kanë gjetur gomën dhe pasi e kanë hapur në brendësi të saj kanë gjetur gjashtë paketime me 1324 gramë (një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është i njohur për policinë, por ai ndodhet në arrati, thuhet në raport. /gazetametro.net.