Loading…

Marina amerikane teston armën me laser që godet armikun me shpejtësinë e dritës

  • 23/05/2020 | 21:05

Marina amerikane teston armën me laser që godet armikun me shpejtësinë e dritës

Një anije luftarake e Marinës Amerikane ka testuar me sukses një armë me lazer me energji të lartë që mund të shkatërrojë një avion luftarak në fluturim, tha Flota e Paqësorit në një deklaratë të premten.


Foto dhe video të siguruara nga Marina tregojnë anijen amfib “USS Portland” duke ekzekutuar “sistemin e parë me lazer për të shkatërruar një avion luftarak”, thuhet në deklaratë.

Pamjet tregojnë një lazer që del nga kuverta e anijes ndërsa në disa video të shkurtra tregohet edhe një dron që digjet pas goditjes. Marina nuk dha specifika mbi vendndodhjen e armës me laser, por tha vetëm se testimi kishte ndodhur në oqeanin Paqësor më 16 maj. As fuqia e armës nuk është zbuluar, por në një raport të vitit 2018 nga Instituti për Studime Strategjike, thuhet se lazeri pritet që të ketë një fuqi prej 150 kilovatësh, transmeton A2.

“Me këto testime arrijmë që të marrim informacion të vlefshëm për kapacitetet e sistemit tonë me laser, që mund të përdoret kundër kërcënimeve të mundshme”, tha Kapiteni Karrey Sanders, oficeri më i lartë komandues në Portland, përmes një deklarate. “Në këtë mënyrë, por përkufizojmë edhe një herë luftën detare për Marinën”.

Arma me lazer mund të jetë tepër e efektshme nëse përdoret kundër varkave të vogla të armatosura, ose dronëve. Në vitin 2017, CNN ka qenë e pranishme gjatë testimit të një arme me laser 30 kilovatësh në gjirin Persik. Asokohe, Cale Hughes, Lejtnanti i anijes “USS Ponce” që e përdori armën, përshkroi se si funksiononte ajo. “Përmes saj, një numër tepër i lartë fotonesh drejtohet nga objekti në lëvizje. Nuk shqetësohemi për erën, por më tepër për largësinë. Kemi mundësi ta godasim objektivin me shpejtësinë e dritës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë