Loading…

Mario Balotelli shpëton nga akuza për përdhunim, e pëson keq 19 vjeçarja

  • 25/03/2020 | 17:09

Mario Balotelli shpëton nga akuza për përdhunim, e pëson keq 19 vjeçarja

Akuzat janë të pabesueshme, nuk ishte përdhunim dhe për këtë arsye çështja duhet të mbyllet. Në të vërtetë, paditësja tani akuzohet për përpjekje për zhvatje. Lajm i mirë për Mario Balotellin, në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së Koronavirusit.


Prokurorja e Brescias, Barbara Benzi, ka vendosur të arkivojë çështjen, që ishte ngritur ndaj sulmuesit me akuzën e ngacmimit seksual, në kohën kur ai lunate te Nice. Faktet kanë treguar se pretendimet e një 19-vjeçareje nga Vicenza nuk janë të besueshme.

Vajza është e detyruar tashmë të paraqitet në gjyq në Vicenza, sepse, sipas prokurorisë, ajo u përpoq të shantazhonte futbollistin, me të cilin tha se kishte marrëdhënie kur ai luante në Ligue 1, transmeton ‘SS’.

Në kohën kur pretendohet ngjarja, 19-vjeçarja nga Vicenza ishte e mitur, por e kishte bërë Balotellin të besonte se ishte në moshë madhore e më pas i kërkoi 100 mijë euro që të mos e raportonte për dhunë seksuale.

Shantazhi tani ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë vajzës dhe avokatit e saj, të akuzuar për përpjekje për zhvatje. Përgjimet, që janë në duart e hetuesve, i kanë gozhduar të dy.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë