Loading…

Marionetat e pushtetit brenda policisë do thirren para përgjegjësisë

  • 24/05/2017 | 22:43

Marionetat e pushtetit brenda policisë do thirren para përgjegjësisë

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë  se me të ardhur në pushtet Vetëvendosje do t’i thirr para përgjegjësisë ata eprorë brenda policisë që kanë zbatuar urdhra me porosi politike dhe që janë marioneta të pushtetit brenda policisë.


Selimi ka thënë se Vetëvendosje e di që policia e Kosovës është e përgjegjshme dhe e ndershme, porse ka eprorë brenda saj që i kanë shërbyer pushtetit të korruptuar.

“Policia nuk është si ata që i udhëheqin, s’janë si ata që pushteti i ka dërguar aty të japin urdhra politike. Vetëvendosje s’do t’i lë pa përgjegjësi ata që kanë keqpërdorur Policinë e Kosovës. Do të hetohet gjithçka që ka ndodhur në shkeljen e zbatueshmërisë nga eprorët e policisë”, pohoi Selimi, njofton Klan Kosova.

Ai tha se policia u përdorë nga politika.

“Policia është e gatshme për ta mbajtur rendin dhe ligjin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por janë përdorur nga marionetat e politikës. Pushteti duhet që në të ardhmen ta ketë qasjen ndryshe nga pushteti i deritanishëm. Policia ka kapacitet dhe kuadro dhe ne s’e përziem rolin e tyre me marionetat e pushtetit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë