Aktori dhe producenti amerikan Mark Ruffalo do të interpretojë babanë e Ryan Reynolds në filmin e ri fantastiko-shkencor të Netflix, transmeton Gazeta Metro.
Filmi me titullin “The Adam Project” dhe historia rreth kronologjisë është ende në para- produksion.
Filmi tregon historinë e një njeriu i cili duhet të udhëtojë në kohë për t’u këshilluar me veten kur ishte 13 vjeç.
Regjisor është Sean Levy dhe skenaristët janë Jonathan Tropper dhe TS Naulin. Në film do të interpretojë gjithashtu Zoe Sladana, Katherine Keener dhe Jennifer Garner, e cila 16 vjet më parë luajti në “Nga 13 në 30 vjet” – një film me përmbajtje të ngjashme./gazetametro.net