Loading…

Marotta po bën hapa konkret për transferimin e Dybalas te Interi

  • 15/01/2022 | 12:05

Marotta po bën hapa konkret për transferimin e Dybalas te Interi

Interi është tepër i interesuar për nënshkrimin e Paulo Dybalas si një transferim i lirë dhe ata kanë hapur bisedimet me agjentin e tij Jorge Antun.


Sulmuesi argjentinas duket se është i destinuar të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pasi nuk arriti të binte dakord për rinovimin e kontratës me klubin bardhezi. Ai ka bërë 274 paraqitje për “Bianconerët” që nga ardhja e tij në vitin 2015 dhe largimi i tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili tashmë nuk ka shumë opsione në sulm.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta, ka folur në telefon me agjentin e Dybalas, Jorge Antun së fundmi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Agjenti pritet të mbërrijë në Itali në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit dhe ka të ngjarë që ai të takohet me “Nerazzurrët”, përcjellë KosovaPress.

Largimet e Arturo Vidal dhe Matias Vecino i garantojnë Interit rreth 16 milionë euro bruto në kursime, duke i lejuar ata të bëjnë një ofertë të fortë për Dybalan. Klubi milanez do t’i ofronte sulmuesit argjentinas të njëjtën pagë që merrte dikur Christian Eriksen: 7.5 milionë euro neto në sezon për pesë vite plus shtesa të lidhura me objektivat e arritura.

Dybala aktualisht fiton 7.3 milionë euro neto në sezon me Juventusin, megjithëse ata i ofruan 8 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë për sezon në tetor. Tottenhami dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e tij, kështu që Interi do të duhet të punojë shumë për të bindur 28-vjeçarin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë