Loading…

Marrëdhënia e trazuar SHBA-Europë: Amerikanët me ultimatum ndaj aleatëve në Munih

  • 13/02/2020 | 13:11

Marrëdhënia e trazuar SHBA-Europë: Amerikanët me ultimatum ndaj aleatëve në Munih

Zyrtarët më të lartë për siguri kombëtare Amerikan të administratës së Presidentit Trump do të jenë prezent në Konferencën për Siguri në Gjermani derisa mospajtimet tek partnerët transatlantik janë të tendosura dhe ka dyshime të mëdha nëse do të arrihet pajtueshmëri mes tyre, transmeton Gazeta Metro.


Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper do të vizitojnë Munih në kohën kur po duket se paqja në Afganistan po afrohet, e po punojnë për rinovimin e sanksioneve ndaj Iranit, e ka shpalosur planin e ri për paqe mes Izraelit dhe Palestinës si dhe po bën përpjekje për dekurajuar aleatët në miratimin e vendosjes së teknologjisë kineze 5G të Huawei.

Këtu mund të shtohet edhe brengat shtesë si rrjedhojë e përhapjes dhe ndikimit të korona virusit nga Kina.

Konferenca e Sigurisë në Munih ka qenë shpesh skenë për risi të papritura dhe zbulime befasuese në marrëdhëniet mes aleatëve sikur kishte ndodhur në vitin 2003 kur marrëdhëniet amerikano europiane ishin të turbulluara. Por tensionet i tejkalojnë ato të viteve të kaluara dhe përfshijnë më shumë çështje.

Afganistani ka potencialin të jetë ngjarja më e theksuar e konferencës në Munih që nisë nesër por europianët nuk kanë dorë në këtë çështje. Por çka me siguri do të tendosë dhe shpërfaqë tendosjen mes aleatëve është ardhmëria e Marrëveshjes Bërthamore me Iranin e 2015’s.

Pompeo me shumë takimeve ka të planifikuar edhe një fjalim gjatë vizitës së tij dy ditore dhe ai do të arrij në Munih pasi që Departamenti i Shtetit dha sinjalin më të qartë se administrata e Trump do t’i dorëzoj ultimatum aleatëve europian për të anuluar marrëveshjen me Iranin. Ata janë të zhgënjyer me ngurrimin e Britanisë, Francës e Gjermanisë për të lëvizur para me procesin që do të shkonte drejt ri vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit nga OKB’ja për shkelje të kushteve të marrëveshjes bërthamore nga Irani.

Tjetra çështje që do të përçajë aleatët është edhe plani i paqes Izrael-Palestinë të cilën europianët e konsiderojnë si të padrejtë ndaj palestinezëve dhe si favorizuese ndaj izraelitëve.

Të martën, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të BE’së- Belgjika, Estonia, Franca dhe Gjermania- e injoruan këtë nismë për plan të paqes.

“Nisma e SHBA’së, ashtu siç është shpalosur me 28 janar, i shmanget nga këto parametra të pajtuar ndërkombëtare” thuhej në deklaratën e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë