Loading…

‘Marrëdhënie me një grua’, Papa pranon dorëheqjen e kryepeshkopit

  • 06/12/2021 | 21:30

‘Marrëdhënie me një grua’, Papa pranon dorëheqjen e kryepeshkopit

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e një kryepeshkopi, i cili thotë se nuk mund të kryejë më detyrat e tij për shkak të ‘thashethemeve’ se kishte një ‘marrëdhëniet me një grua’, transmeton Gazeta Metro.


Papa Françesku të hënën bëri njoftimin për Kryepeshkopin nga Franca, Michel Aupetit. Ai u tha gazetarëve se Aupetit kishte “gabime” gjatë asaj që po përmendet si një marrëdhënie “e paqartë” me një grua pothuajse një dekadë më parë. Papa tha se të gjithë, duke përfshirë edhe veten, kryejnë mëkate që mund të falen, megjithëse ndonjëherë të folurit për ato mëkate mund të prekë njerëzit, raporton Associated Press.

“Ne jemi të gjithë mëkatarë,” tha Papa Françesku. “Kur thashethemet rriten dhe rriten dhe i heqin emrin e mirë dikujt, ai nuk mund të qeverisë.”

Kryepeshkopi Michel Aupetit sot në një deklaratë tha se ai kërkoi të largohej “për të ruajtur dioqezën nga ndarja e cila vazhdon të provokohet nga dyshimet dhe humbja e besimit”.

Vatikani në një deklaratë tha se Papa pranoi kërkesën e Aupetit dhe në vend të tij emëroi Imzot George Pontier’in.

Aupetit, i cili kishte udhëhequr kishën e Parisit që nga viti 2018, i dërgoi një letër Françeskut duke i kërkuar dorëheqjen pas një raporti në revistën “Le Point”, ku thuhej se kishte marrëdhënie intime me një grua. Aupetit tha për “Le Point” se nuk kishte marrëdhënie seksuale me gruan.

Artikulli në “Le Point” u mbështet në disa burime anonime të cilët thanë se kishin parë një e-mail të vitit 2012 të Aupetit dërguar gabimisht sekretarit të tij. Aupetit mohoi të ishte autori i e-mailit.

Klerikët e lartë katolikë zotohen për dëlirësinë. Në kohën e lidhjes së supozuar, Aupetit ishte prift në kryedioqezën e Parisit.

“Unë u kërkoj falje atyre që mund t’i kem lënduar dhe ju siguroj të gjithëve për miqësinë time të thellë dhe lutjet e mia”, tha Aupetit në deklaratën e tij, duke shtuar se ishte “shumë i shqetësuar nga sulmet kundër tij”.

Në një intervistë javën e kaluar për radion katolike Notre Dame, Aupetit tha: “E trajtova keq situatën me një person që ishte në kontakt shumë herë me mua”.

Vetëm Papa mund të angazhojë ose pushojë peshkopët, ose të pranojë dorëheqjet e tyre. Në moshën 70-vjeçare, Aupetit është pesë vjet larg moshës të pensionit normal për peshkopët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë