Loading…

“Marrëveshja e Uashingtonit”: Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike

  • 29/01/2021 | 11:32

“Marrëveshja e Uashingtonit”: Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike

Marrëveshja e Uashingtonit e cila u nënshkrua me 4 shtator të 2020 në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ka filluar zbatimin e 11 pikave të saj, ku me rëndësishmja do realizohet në muajin shkurt, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt do të lidhin marrëdhënie diplomatike.

Në njoftimin për media thuhet se Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

“Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm. Ditën e hënë, më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, thuhet më tej.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se kjo marrëveshje u kritiku shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, ku sulmuan ashpër me deklaratat e tyre se kinse SHBA vendosi në favor të Serbisë.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë