Loading…

Marrëveshja është arritur, kaq do përfitojë Xhaka tek Roma

  • 11/06/2021 | 11:18

Marrëveshja është arritur, kaq do përfitojë Xhaka tek Roma

Granit Xhaka është afër të bëhet lojtar i ri i Romës.


Sipas “Corriere dello Sport”, Granit Xhaka është tashmë afër Romës.

Marrëveshja thuhet te jetë rreth 18 milionë euro për 29 vjeçarin.

Por sa do të përfitojë Xhaka në Romë?

Sipas artikullit, Tiago Pinto ka përfunduar detajet e marrëveshjes me lojtarin. Katër vite kontratë me pagë prej 2.5 milionë eurosh plus bonuset, përafërsisht aq sa merrte tek Arsenali.

Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 në “Stadio Olimpico”.

Në fakt, Xhaka do të jetë në “Stadio Olimpico” në Romë javën e ardhshme për tu ndeshur me Italinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë