Loading…

Marrëveshja me BE’në i hap shumë mundësi Kosovës

  • 25/11/2016 | 23:48

Marrëveshja me BE’në i hap shumë mundësi Kosovës

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në Ora e Fundit ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Bashkimin Europian e nënshkruar nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, është hap i rëndësishëm në rrugën europiane të vendit.

“Kjo është marrëveshja më e rëndësishme që ne si shtet nënshkruajmë me Bashkimin Europian. Reflketimet e saj do të jenë ekonomike, politike, financiare, në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Është ky takimi i parë i këtij lloji dhe ne sot kemi biseduar për përmbushjen e kritereve të MSA-së”.

Ai ka përmendur rëndësinë ekonomike që ka kjo marrëveshje, për shkak se i jep mundësinë vendit të ketë qasje në fonde të ndryshme të Unionit, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja e trason rrugën e bashkëpunimit me BE-në në shumë fusha. Me këtë firmë na hapet rruga për të aplikuar në shumë programe, dhe na ofrohet qasje në fonde të BE-së, për shumë fusha. Është me rëndësi që tash si palë me BE-në ne kontribuojmë me fonde në buxhetin e përgjithshëm të Unionit, për aq sa kemi mundësi”.

“I vetmi kusht për vizat, i vendosur nga Bashkimi Europian është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ndaj do të ishte mirë që spektri politik të arrijë dakordim për këtë cështje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë