Loading…

Marrëveshja me Danimarkën: Fillon lirimi i hapësirave në burgun e Gjilanit për danezët

  • 09/07/2026 | 12:26

Marrëveshja me Danimarkën: Fillon lirimi i hapësirave në burgun e Gjilanit për danezët

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar procesin e mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes me Danimarkën, për shfrytëzimin e burgjeve nga autoritetet daneze, përcjell Gazeta Metro.


Siç njofton Oda e Avokatëve të Kosovës, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese.

“Oda e Avokatëve të Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të zbatimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e këtij objekti për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet daneze.
Sipas njoftimit zyrtar, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese, proces i cili do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Odës.

Tutje thuhet se ky  njoftim u bë me qëllim të informimit në kohë të komunitetit të avokatëve dhe të lehtësimit të komunikimit me klientët gjatë kësaj periudhe tranzitore.

“Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit në kohë të komunitetit të avokatëve dhe të lehtësimit të komunikimit me klientët gjatë kësaj periudhe tranzitore.Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdojë t’i përcjellë të gjitha njoftimet zyrtare me interes për ushtrimin e profesionit dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë proces.”, thuhet në njoftimin e Odës së avokatëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë