Loading…

Marrëveshja në Ohër, deputetja e LDK’së ironizon me kauzën e dikurshme të VV’së

  • 19/03/2023 | 14:26

Marrëveshja në Ohër, deputetja e LDK’së ironizon me kauzën e dikurshme të VV’së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas marrëveshjes së mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për implementimin e aneksit të propozimit europian, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ironizuar me kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje e që ishte ‘vetëvendosje për shqiptarët’, teksa tani thotë se ka ardhur në pikën ku do të kemi ‘vetëqeverisje’ për serbët.

”Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët,” ka shkruar ajo.

Në Aneksin e Implementimit të Marrëveshjes për Normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve pika më e nxehtë e ujdisë ajo që i përket nenit 7, njëherazi është pika më kontroverse për vet kryeministrin Albin Kurti, ajo e vetëqeverisjes së serbëve të Kosovës përmes një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Aty obligohet direkt Kosova që të fillojë procedurat për themelimin e kësaj niveli të vet-menaxhimit siç quhet ‘menjëherë’ siç tha Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Josep Borrell./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë